PASOJAT E MOS FALJES SE NAMAZIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PASOJAT E MOS FALJES SE NAMAZIT

Mesazh  kena prej Wed Jun 11, 2008 2:48 pm

Pyetja:

Si duhet ta trajtojmė individin, i cili thotė se ėshtė musliman, por nuk falet dhe nuk agjėron? A jemi tė obliguar ta pėrshėndesim me selam dhe kur tė vdes t’ia falim xhenazen?


Jusuf Kardavi:

Kjo i ngjan shembullit tė njeriut, i cili caktohet nga shoqėria tė cilės i takon pėr kryerjen e ndonjė detyre, pėr tė cilėn do tė shpėrblehet nėse e kryen me rregull, por edhe bėhet pėrgjegjės pėr kryerjen e atij obligimi. Megjithatė, nėse ky njeri nuk e kryen detyrėn e besuar, edhepse ėshtė i shėndoshė psiqikisht dhe fizikisht, dmth e le punėn pa arsye, atėherė ky njeri mund tė gjykohet nė dy mėnyra:

1- Me largim nga vendi i punės pėr shkak tė mosrespektimit tė detyrės ose

2- Me dėnim mė tė butė sė largimi nga puna, nėse nuk i ka nėnēmuar publikisht obligimet e veta.


Kėshtu sqarohet qėndrimi i dijetarėve Islamikė mbi muslimanin i cili me vetėdije nuk i kryen obligimet fetare, e posaēėrisht faljen e pesė namazeve gjatė ditės. Disa prej tyre konsiderojnė se obligimi thelbėsor i ēdo muslimani, e madje ēdo njeriu nė jetėn e tij ėshtė pėrulja vetėm All-llahut [1]. Mosnėnshtrimi ndaj All-llahut xh.sh. konsiderohet si tradhėti e detyrės mė qenėsore tė njė muslimani dhe pėr kėtė shkak individi i tillė nuk meriton ta mbajė emėr muslimani, e as tė gjendet nėn mbrojtjen e Islamit.







Kėtė mendim e pėrforcojnė edhe kėto hadithe tė besueshme:

“Mes njeriut dhe mosbesimit ėshtė lėnia e namazit.”

“Ajo me ēka dallohemi me ta (mosbesimtarėt) ėshtė namazi, pra kush e le namazin ėshtė mosbesimtar.”


Ca dijetarė tjerė konsiderojnė se nėse individi i cili ka lėnė pas dore ndonjė obligim Islamik duke mos e pėrbuzur atė, ndėrsa kohė pas kohe e kryen, duke u penduar pėr lėshimet e veta dhe duke synuar kah pėrmirėsimi, do tė trajtohet si musliman.


Sipas asaj qė deri tani e thamė, ata qė e lėnė faljen, e bėjnė kėtė nga dy shkaqe:


1. Pėr shkak se mohojnė se namazi ėshtė obligim dhe nuk i kushtojnė kurrfarė rėndėsie atij. Tė tillėt sipas mendimit unanim tė dijetarėve Islamikė trajtohen si mosbesimtarė dhe renegatė, sepse roli dhe rėndėsia e namazit nė Islam janė tė njohura.

Pra, ēdonjėri qė mohon, nėnēmon dhe pėrgėnjeshtron urdhėrin e Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij trajtohet si mosbesimtar, nė zemrėn e tė cilit nuk ka besim (iman) as sa kokrra e grurit. Pėr kėtė lloj tė njerėzve All-llahu U thotė:

“...Atij qė kundėrshton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij i takon zjarri i Xhehennemit, aty mbetet pėrgjithmonė.”

(Xhinn 23)

“Edhe kur i thirrni pėr t’u falur, ata e marrin pėr tallje e lojė. Kėtė e bėjnė pėr shkak se janė njerėz qė nuk kuptojnė.”

(Maide 58)

Kėto ajete mjaft mirė pėrshkruajnė pozitėn e atyre qė namazin dhe ibadetet tjera i konsiderojnė si shenja tė prapambeturisė dhe dekadencės, duke i pėrqeshur ata qė falen.


2. Nuk e kryejnė faljen nga pėrtacia, tė preokupuar me kėtė botė duke shkuar pas epsheve tė veta dhe mashtrimeve tė ndryshme tė shejtanit.

Rreth kėsaj ēėshtjeje dijetarėt Islamikė kanė dhėnė kėto pėrgjigje:


Ebu Hanife:

“Personi i tillė do tė konsiderohet si mėkatar dhe do tė jetė e domosdoshme qė tė riedukohet me rrahje saqė t’i rrjedhė gjak, e mandej tė izolohet (burgoset?) derisa tė fillojė tė falet. Njėjtė do tė veprohet edhe me atė qė pa shkak tė arsyeshėm ushqehet gjatė ditėve tė Ramazanit”





Maliku dhe Shafiu:

“Njeriu i tillė ėshtė mėkatar. Ai nuk do tė konsiderohet si mosbesimtar, por edhe dėnimi me rrahje dhe burgosje nuk do tė mjaftojė- nėse ėshtė kryefortė nė qėndrimin e tij, do tė dėnohet me vdekje.”


Ahmed ibn Hambeli:

“Personi i tillė ėshtė mosbesimtar dhe renegat. Ai do tė dėnohet me vdekje, por para kėsaj do tė kėrkohet prej tij qė t’i pendohet Zotit dhe ta falė namazin. Nėse e pranon kėtė kusht, do tė lirohet, nė tė kundėrtėn do t’i ekzekutohet dėnimi.”


Kuptohet, mendimi i kėtyre dijetarėve bazohet nė Kur’an dhe nė hadithe tė besueshme.


Nė Kur’an theksohet edhe rasti, i cili tregon gjendjen e mohuesve nė Ditėn e Gjykimit:

“Atė ditė mjerė pėrgėnjeshtarėt!

Se kur u thuhej “Pėruluni!” nuk pėruleshin.

Atė ditė mjerė pėrgėnjeshtarėt!”

(Murselat 47, 48)

Se si do tė ndihet mosbesimtari nė Ditėn e Gjykimit pėrshkruan ky ajet:

“Atė ditė, kur tė shpallet ēdo send dhe tė thirren pėr tė bėrė sexhde, nuk do tė munden.

Me shikime tė varura dhe me poshtėrsi mbuluar, se kanė qenė tė thirrur tė bėjnė sexhde deri sa ishin tė shėndoshė.”

(Kalem 42, 43)

All-llahu i Lartmadhėruar pėr politeistėt thotė:

“...Por nėse pendohen, e kryejnė faljen dhe e japin zekatin, atėherė lėshojuani rrugėn, se vėrtet All-llahu fal, ėshtė Mėshirues”

(Teube 5)

Gjithashtu pėrshkruhet edhe dialogu mes besimtarėve dhe mosbesimtarėve nė ditėn e Gjykimit:

“(Besimtarėt do tė pyesin:) Ē’ju solli nė Sekar[2]?

(Mosbesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk e kryenim namazin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė punė tė kota, ndėrsa Ditėn e Gjykimit nuk e besonim, derisa nuk na erdhi vdekja!”

(Muddeththir 42, 43)

Pra, gjėja e parė qė do t’i shtiejė nė zjarr do tė jetė moskryerja e faljes.





Ajeti vijues na tregon virtytet e dyftyrėshave:

“Dyftyrėshat pėrpiqen ta mashtrojnė All-llahun, por All-llahu i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me pėrtesė dhe e bėjnė kėtė vetėm pėr t’u dukur te njerėzit, ndėrsa All-llahun e pėrmendin fare pak!”

(Nisa 142)

Gjithashtu, nėse u drejtohemi haditheve tė tė Dėrguarit tė Zotit u[3], mund tė vėrejmė se edhe ato e vlerėsojnė si mosbesimtar atė qė me vetėdije le pas dore faljen. Ndėr hadithet qė trajtojnė kėtė temė numėrohen edhe kėto:


“Mes njeriut dhe mosbesimit ėshtė lėnia e faljes.”[4];

“Ajo me ēka dallohemi nga ata (mosbesimtarėt) ėshtė namazi. Kush e lė atė (namazin) bėhet mosbesimtar.”[5];

“Kurrė mos e le ndonjė namaz me vetėdije, sepse ai qė e le namazin me vetėdije ėshtė i privuar mbrojtjes sė All-llahut!”[6]

“Kush rregullisht e kryen namazin do t’i jetė dritė, shpėtim dhe dėshmi nė ditėn e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atė, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e as dėshmi dhe nė ditėn e Gjykimit do tė jetė me shoqėrinė e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit.”[7]

“Atij qė i kalon namazi i ikindisė ėshtė sikur ai, tė cilit i ėshtė gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e vet.”[8]

“Pėr dyftyrėshat (munafikėt) nuk ka namaz mė tė rėndė se sabahu dhe jacia (nė xhami), e po ta dinin se ēfarė shpėrblime kanė pėr ta, do t’i falnin qoftė edhe duke shkuar zvarra.

Kam vendosur qė t’i urdhėroj muezinit tė bėjė ikamet, e t’i urdhėroj ndonjėrit t’i bėhet imam masės, ndėrsa unė t’i marr disa gaca nga zjarri dhe t’ia ndez (shtėpinė) atij qė ende nuk ka dalur (nė xhami) pėr namaz!”[9]


Gjithashtu, edhe as’habėt[10], pa pėrjashtim konsiderojnė se personi qė nuk falet duhet trajtuar si mosbesimtar dhe renegat:

Abdull-llah b. Shekik el-Ukajli t[11] thotė:

“As’habėt e Muhammedit u konsiderojnė se obligimi i vetėm, lėnia e tė cilit shpie nė mosbesim ėshtė namazi.”[12]

Aliu t:

“Ai qė nuk falet ėshtė mosbesimtar!”




Ibn Abbasi t:

“Kush e lė pas dore namazin ėshtė bėrė mosbesimtar!”

Ibn Mes’udi t:

“Kush e lė pas dore namazin, nuk ka fe!”

Xhabir b. Abdull-llahu t:

“Mosbesimtar ėshtė ai qė nuk falet!”

Ebu Derda t:

“Nuk ka fe ai qė nuk praktikon namazin, dhe nuk ka namaz ai qė nuk ka marė abdest!”

Is’hak b. Ruvejhi:

“Me besnikėri ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i All-llahut u se ai qė nuk falė namaz ėshtė mosbesimtar, por gjithashtu mosbesimtar konsiderohet edhe ai qė me vetėdije dhe pa arsye e shtyen faljen e namazit.”[13]




Ejjub es-Sihtijani t thotė:

“Ėshtė e padyshimtė se lėnia e namazit ėshtė mosbesim!”

Hafidh Mundhiri, pas tė theksuarit tė haditheve dhe thėnieve tė as’habėve mbi kėtė temė, thotė:

“Njė grup i as’habėve dhe tabi’inėve[14] i konsiderojnė si mosbesimtarė edhe ata qė e shtyejnė faljen e namazit deri atėherė sa nuk kalon koha e tij. Mes kėtyre gjenden edhe: ‘Umeri, ibn Mes’udi, ibn Abasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdull-llahu, Ebu Derda, Ahmed ibn Hambeli, Is’hak b. Ruvejhi, Abdull-llah b. Mubaraku, Ibrahim en-Nehai, Hakim b. Utejbe, Ejjub es-Sahtijeni, Ebu Davud et-Tajalisi, Ebu Bekr b. Ebi Shejbe, Zuhejr b. Harbi dhe tė tjerė, (Zoti qoftė i kėnaqur me ta).


Kėto janė mendime tė transmetuara nga dijetarėt e njohur Islam, tabi’inėt dhe as’habėt pėr mosbesimin e atij i cili qėllimisht, qoftė edhe njė namaz e le pa e falė, e ēfarė ėshtė atėherė qėndrimi i tyre ndaj atij i cili ka kaluar vite tė tėra duke mos e pėrkulur kurizin kurrė qė t’i bie nė sexhde All-llahut U.

Pas gjithė kėsaj qė theksuam, mund tė pėrfundojmė se ai i cili nuk e kryen namazin ėshtė:

-Mosbesimtar, nėse nuk falet duke e pėrbuzur kryerjen e namazit dhe rėndėsinė e tij, ose:

-Mėkatar i madh, (e sipas disave pėrsėri mosbesimtar), nėse nuk e kryen atė pėr shkak tė dhėnies pas epsheve dhe dėshirave tė veta.

Sipas mendimit mė tė butė, personi i tillė ėshtė mėkatar, i cili nuk ėshtė larg as nga kufri (mosbesimi), sepse nuk ka dyshim se mėkatet shpiejnė njėri nė tjetrin, tė vegjėlit nxisin nė tė mėdhenj, dhe kėshtu lehtė arrihet nė mosbesim.

Pėr kėtė shkak, ėshtė e domosdoshme qė ēdo njeri qė ndihet si musliman ndėrsa nuk e fal namazin, t’i rishqyrtojė veprat dhe rrugėn e tij, t’i pendohet All-llahut U dhe ta pėrforcojė besimin me kryerjen e pėrhershme tė namazit, njėlloj siē ėshtė e domosdoshme qė besimtarėt ta kėpusin ēdo kantakt me ata qė me kėmbėngulje qėndrojnė nė mendimin se namazi nuk ėshtė obligim i muslimanit. Gjithsesi, kjo vlen nėse besimtarėt i kanė kėshilluar mė parė ata, ndėrsa ata nuk i kanė pranuar kėshillat e tyre me kokėfortėsi.

Ibn Tejmije, pėr atė qė nuk falet thotė:

“Nuk duhet t’i ipni selam, e as t’i pėrgjigjeni ftesės sė tij, as nuk ėshtė e lejuar qė babai t’ia japė vajzėn e vet, pėr shkak se nėse ai nuk falė namaz nė tė vėrtetė nuk ėshtė musliman, nuk meriton grua muslimane, e as fėmijė muslimanė!”


Madje nuk ėshtė e lejuar qė drejtori i organizatės ta punėsojė atė qė nuk falė namazin, sepse me kėtė do ta ndihmonte atė qė pėrdor begatitė e All-llahut U pėr tė bėrė mėkat ndaj Tij.

Nuk ka dyshim se personi qė nuk i kryen obligimet e veta ndaj Krijuesit tė vet, aq mė pak nuk do t’i kryejė obligimet me nder edhe ndaj krijesave tjera.


Namazi paraqet shtyllėn kryesore tė fesė, pėr moskryerjen e sė cilės nuk ka ndjesė, pėrveē kur personi e humbė vetėdijen dhe nuk di se ēka flet, e tė gjitha sėmundjet tjera nuk janė arsye e mjaftueshme qė namazi tė mos falet, qoftė edhe nėse personi ėshtė i paralizuar apo rėndė i plagosur.

Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) tė sėmurit duhet thėnė:

“Pastrohu si dhe sa tė mundesh. Ulu qysh tė mundesh, por mos e lėsho namazin. Pastrohu me ujė, e nėse nuk ke ujė merr tejemmum[15], me dhč tė pastėr. Falu nė kėmbė, nėse kėshtu nuk mundesh, falu ulur, nėse nuk mundesh as kėshtu, falu i mbėshtetur nė anėn e djathtė apo i shtrirė nė shpinė, e nėse as kėshtu nuk mundesh, atėherė lėvize kokėn ose vetėm sytė, nė kuptim tė fjalėve tė All-llahut U:

“Andaj, sa te keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut!”

(Tegabun 16)

Nė pėrputhje me atė qė thamė, vėrejmė pėrgjegjėsinė e mbarė shoqėrisė pėr moskryerjen e kėtij obligimi, e sidomos tė ēdo individi nė kuadėr tė kompetencave tė veta: babai ėshtė pėrgjegjes pėr djemtė dhe vajzat e moshės jomadhore, burri pėr gruan e tij, etj.


All-llahu U thotė:

“Urdhėro familjen tėnde qė tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim. Ne tė furnizojmė ty. Ardhmėria e mirė i takon atij qė ruhet.

(Ta Ha 132)

Muhammedi u ka thėnė:

‘‘Urdhėroni fėmijėve tuaj tė falin namaz qė prej moshės shtatė vjeēare, e kur t’i mbushin dhjetė vjet, atėherė detyroni.”

Gjithashtu All-llahu U thotė:

“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njėrėzit dhe gurėt!”

(Tahrim 6)

Nėse me tė vėrtetė bashkėshorti e do gruan e tij, ndėrsa babai fėmijėt e tij, dhe nuk dėshirojnė qė t’i humbin, atėherė le t’i mbrojnė nga zjarri duke u urdhėruar nėnshtrim Krijuesit tė tyre, para sė gjithash me kryerjen e namazit.



Na ka mbetur edhe njė ēėshtje, tė cilėn jemi tė obliguar ta spjegojmė, e kjo ėshtė se a jemi tė obliguar t’ia falim xhenazen atij qė nuk e ka falur namazin...

Kjo ēėshtje gjithsesi varet se a ka qenė njeriu mosbesimtar, ose vetėm mėkatar i rėndė.

Sipas mendimit tė dijetarėve, nėse njeriu qė ka vdekur ka qenė i thirrur nga Imami (kryetari) i asaj kohe ose gjykatėsi i sheriatit (si zėvendės i tij) qė ta falė namazin, e ky nuk ka pranuar, atėherė nuk do t’i falet namazi pasiqė do tė konsiderohet si mosbesimtar. Kjo vlen pėr njeriun i cili pėrveē namazit ka bėrė edhe lėshime tė tjera, siē janė mosndershmėria dhe moskryerja e obligimeve tjera islame.

Megjithatė, nėse personi nuk e ka mohuar namazin si obligim, ndonjėherė ėshtė falur e ndonjėherė jo, atėherė kėtij personi do t’i falet namazi dhe i njėjti do tė varroset nė varrezat e muslimanėve.






U apelojmė besimtarėve, tė cilėt deri tani nuk kanė praktikuar namazin nga shkaqe tė ndryshme qė t’i drejtohen sinqerisht Krijuesit tė tyre- All-llahut U me pendim, dhe tė fillojnė praktikimin e kėtij obligimi tė domosdoshėm pėr ēdo besimtar. Nuk ka dyshim se Ai ėshtė Mėshiruesi, Falėsi i mėkateve, i Cili me kėnaqėsi do t’ua pranojė pendimin e sinqertė dhe do t’ua falė mėkatet e mėparėshme insha- All-llah.


“O ju qė keni besuar, pendohuni te All-llahu me njė pendim tė sinqertė!

(Tahrim Cool


‘‘O ju qė besuat, keni frikė All-llahun me njė sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni ndryshe, pos duke qenė muslimanė!”

(Ali lmran l02)




Lavd-falėnderimi i takon All-llahut

qė na e mundėsoi kėtė.

Qoftė paqja mbi Lajmėtarin e Fundit, Muhammedin, familjen e tij, shokėt e tij, si dhe mbi ne dhe tė gjithė ata qė do ta pasojnė rrugėn e drejtė.



Fusnotat:



--------------------------------------------------------------------------------

[1]U - i Lartėsuar

[2]Sekar - emri i Xhehennemit mė tė ashpėr

[3] u - qoftė paqja mbi tė

[4]Hadithin e transmeton Muslimi nga Xhabiri r.a.

[5]Hadithi ėshtė i transmetuar nė Sunenet, ndėrsa Ahmed ibn Hambeli e transmeton nga Burejde r.a.

[6]Transmeton Teberaniu

[7]Hadithi transmetohet nga Abdull-llah ibn ‘Umeri r.a., ndėrsa Ahmedi dhe Hejthemi thonė se ėshtė i besueshėm. Nė transmetimin e hadithit, Ibnul-Kajjimi thotė se atė qė nga falja e largon dėshira pėr pushtet, do tė jetė i ringjallur pranė faraonit; ai qė e ka lėnė namazin nga dėshira pėr pasuri do tė ringjallet pranė Karunit; atė qė kryelartėsia dhe pozita e kanė penguar nga falja do tė ringjallet nė shoqėri tė Hamanit, ndėrsa nėse ėshtė nė pyetje tregtia, atėherė do tė ringjallet pranė Ubbej b. Halefit. Pra, ai qė le ndonjė namaz me qėllim do tė ringjalleshka me kėto njerėz tė kėqinj, tė cilėt nė histori janė regjistruar si tiranė. Por, a thua ē’do tė ndodhė me ata njerėz qė asnjėherė nė jetė nuk i janė pėrulur Krijuesit tė tyre (me sexhde)!...

[8]Hadithin e transmeton Buhariu nė "Sahih". Pra, nėse ai qė nuk e fal vetėm njė namaz i ngjan atij qė i ėshtė shkatėrruar familja dhe pasuria, a thua kujt i ngjan ai qė nuk e ka falur asnjė namaz nė jėtėn e vet?!

[9]Edhe kėtė hadith e transmeton Buhariu nė "Sahih". Ky hadith rreptė ua tėrheqė vėmendjen atyre qė nuk falen nė bashkėsi (xhemat)

[10]As’habė - shokėt e Muhammedit u

[11]t - All-llahu qoftė i kėnaqur me tė

[12]Transmeton Tirmidhiu

[13]Transmeton Muhammed b. Nasr el-Mervezi

[14]Tabi’inė - pasardhėsit e as’habėve

[15]Tejemmum - pastrim me dhe tė pastėr

kena

Numri i postimeve : 2
Registration date : 07/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Falenderim per postuesin

Mesazh  Admin prej Thu Jun 12, 2008 12:24 pm

Kenan Allahu te ndihmoft per kete postim ishall te sherbej per te mirė.
avatar
Admin
Ushtar c

Numri i postimeve : 63
Age : 26
Location : Theranda
Registration date : 10/09/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.arsimonline.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi